0 € deri 1.500.000 €

Jane listuar 0 rezultate. Shiko rezultatet
Kërkimi i avancuar

0 € deri 1.500.000 €

we found 0 results
Your search results

Apartamentet në Shitje në San Pietro Gjiri i Lalezit

1200 € m2

Përshkrimi

SAN PIETRO” Hotel & Residence

Ndërtimi ka filluar në muajin Prill 2017, dhe pritet të përfundojë në faza të ndryshme, ku faza e I-rë parashikohet në muajin Shtator 2020, dhe faza II-të në muajin qershor 2021. Situata aktuale e ndërtimit në “San Pietro”, është në fazën e muraturës dhe të rifiniturës.

“San Pietro” ka pjesë të tij dhe zona të përbashkëta për argëtim apo shërbime (ambiente tregtare, kënde lojrash për fëmije, kënde sportive, pishinë të përbashkët etj.), si dhe hapësira të tjera si rrugë, hyrje e kompleksit etj., të cilat kërkojnë mirëmbajte, pastrim, ndricim etj.

Sigurisht që kjo do të sjellë edhe një pagesë mujore ose vjetore nga cdo rezident, në mënyrë që kompleksi të jetë gjithmonë i mirëmbajtur dhe në kushtet më të mira të funksionimit.

 

Cmimet e Apartamenteve në Rezidencën “San Pietro” janë si më poshtë:

Rendi i parë dhe i dytë:

Kati përdhe – 1350 euro/m²

Kati parë – 1300 euro /m²

Kati i dytë – 1250  euro /m²

Të gjitha rendet e tjera:

Kati përdhe – 1250 euro/m²

Kati parë – 1200 euro/m²

Kati i dytë – 1150  euro/m²

Më poshtë mund të gjeni link me video të projektimit 3D të apartamenteve

 

 

INFORMACIONE TË TJERA TË NEVOJSHME

Blerja në këtë fazë të ndërtimit realizohet me këste të shpërndara nga momenti i firmosjes së kontratës deri në dorëzimin e Vilës. Këtu është e nevojshme një pagesë prej 50% të shumës me firmosjen e kontratës dhe për pjesën e mbetur, ku Kompania “EDIL AL” harton një skemë likujdimi prej 3 këstesh.

 

Kjo në funksion që t’u përshtatet të dyja palëve, deri në momentin e dorëzimit të celsave të Vilës apo Apartamentit në Rezidencën “San Pietro”, përkatësisht e detajuar si më poshtë:

– 50% të vlerës  me nënshkrimin e kontratës;

– 30% të vlerës  pas 4-5 muajsh;

– 15% të vlerës me përfundimin e rifiniturave;

– 5% me marrjen në dorëzim të celsave;

 

Për cdo informacion tjetër që mund të keni nevojë, Ju lutemi të na kontaktoni ose na vizitoni në zyret tona:

Sheshi Nënë Tereza H 28 Nr 4, (Përballë Ministrisë së Kultures- 10 000 Prishtinë)

Id e pronës : 22121
Dhoma: 1
Dhoma gjumi: 2
Banjo: 2
Garazh: No

Kontakto

Compare Listings