0 € deri 1.500.000 €

Jane listuar 0 rezultate. Shiko rezultatet
Kërkimi i avancuar

0 € deri 1.500.000 €

we found 0 results
Your search results

Villat & Apartamentet në Shitje në Gjirin e Lalezit

Kontakto çmimin

Përshkrimi

SAN PIETRO” Hotel & Residence

Ndërtimi ka filluar në muajin Prill 2017, dhe pritet të përfundojë në faza të ndryshme, ku faza e I-rë parashikohet në muajin Shtator 2020, dhe faza II-të në muajin qershor 2021. Situata aktuale e ndërtimit në “San Pietro”, është në fazën e muraturës dhe të rifiniturës.

“San Pietro” ka pjesë të tij dhe zona të përbashkëta për argëtim apo shërbime (ambiente tregtare, kënde lojrash për fëmije, kënde sportive, pishinë të përbashkët etj.), si dhe hapësira të tjera si rrugë, hyrje e kompleksit etj., të cilat kërkojnë mirëmbajte, pastrim, ndricim etj.

Sigurisht që kjo do të sjellë edhe një pagesë mujore ose vjetore nga cdo rezident, në mënyrë që kompleksi të jetë gjithmonë i mirëmbajtur dhe në kushtet më të mira të funksionimit.

 

Vilat Rezidenciale specifikat janë si më poshtë:

VILA ELITARE, e cila është më e madhja nga sipërfaqja dhe natyrisht më elitare se cdo vilë tjetër, e pozicionuar në rreshtin e parë të ndërtimeve, dhe që ka lidhje më të afërt me plazhin.

Vila Elitare ka një sipërfaqe në total 504.3 m², me dy kate plus verandën në katin e sipërm të saj. Në katin përdhe Vila përbëhet nga ambjenti i ditës, kuzhina dhe një dhomë gjumi. Kati i parë përbëhet nga 4 dhoma gjumi dhe një verandë e madhe në katin e dytë në të cilën ekziston mundësia e instalimit të një “Jacuzzi”

 

Kati i përdhe ka një siperfaqe prej 176.5 m2, ndërkohë që kati i I-rë ka një siperfaqe prej 213.2 m², nga të cilat sipërfaqja e verandës është 17.3 m².

 

Kati i II-të një siperfaqe prej 114.6 m², ku në të cilën siperfaqja e verandës është 81.6 m². Pra, në totalin e sipërfaqes së Vilës Elitare 504.3 m², sipërfaqja totale e verandave është 98.9 m² (405.4 m² + 98.9m²).

 

Vlera në total e Vilës Elitare është 858.000 euro, kjo në varësi të sipërfaqes së parcelës.

 

VILA INDIVIDUALE, është më e vogël në krahasim me Vilën Elitare, por ama ka të njëjtën privatësi. Vilat Individuale janë të vendosura në rreshtin e dytë, direkt pas Vilave Elitare.

 

Vila Individuale zotëron një sipërfaqe në total prej 204 m², e përbërë nga ambienti i ditës së bashku me kuzhinën (open plan), si dhe një dhomë gjumi në katin përdhe, dhe nga 3 dhoma gjumi në katin e I-rë.

 

Kati përdhe i Vilës Individuale zotëron një sipërfaqe prej 90.4 m², ndërkohë që
Kati i I-rë ka një siperfaqe prej 95.1 m². Totali i sipërfaqes së Vilës është 204 m², nga të cilat 18.5 m² verandë  (185.5 m² + 18.5 m²).

 

Vlera në total e një Vile Individuale është 425.000 euro, në varësi të pozicionit të saj, me një sipërfaqe trualli prej 600-900 m².

 

SHËNIM. Në cmim përfshihet dhe sipërfaqja e truallit.

 

VILA E BASHKANGJITUR ME 2 HYRJE e cila pozicionohet në vazhdim të Vilave Individuale.

 

Vila e Bashkangjitur përbëhet nga 2 njësi, dhe ka një sipërfaqe totale prej 190.9 m².

 

Në katin përdhe ka ambientin e ditës së bashku me kuzhinën (open plan), ndërkohë që në katin e dytë përbëhet nga 3 dhoma gjumi.

 

Kati përdhe ka një sipërfaqe prej 84.3 m², ndërkohë që Kati i parë ka një sipërfaqe prej 106.5 m² (veranda sipërfaqe 30.85 m²), me një parcelë prej 500-800 m².

 

Vlera në total  e Vilës së Bashkangjitur është 350.000 euro, në varësi të pozicionit të saj, duke zotëruar një siperfaqe trualli nga 350-600m².

 

SHËNIM. Në cmim përfshihet edhe sipërfaqja e truallit.

 

VILA E BASHKANGJITUR ME 4 HYRJE, ndodhet mbi vilat dyshe dhe përbëhet nga 4 njësi, cdonjëra prej tyre me hyrje individuale. Një nga këto Njësi, apo Vila të Bashkangjitura në Rezidencën “San Pietro” me 4 hyrje në total të saj, ka një sipërfaqe prej 119.3 m². 

Vila e Bashkangjitur në katin përdhe ka ambientin e ditës së bashku me kuzhinën (open plan), dhe në katin e dytë 2 dhoma gjumi. Në varësi të pozicionit të saj Vila e Bashkangjitur zotëron një sipërfaqe trualli  prej 250 – 600 m². Kati përdhe ka një sipërfaqe prej 50.1 m². Kati i parë ka një sipërfaqe prej 69.23 m².

 

Vlera në total e Vilës së Bashkangjitur është 215.000 euro, në varësi të pozicionimit të saj, duke zotëruar një sipërfaqe trualli prej 250-600m².

 

SHËNIM. Në cmim përfshihet edhe sipërfaqja e truallit.

 

 

INFORMACIONE TË TJERA TË NEVOJSHME

Blerja në këtë fazë të ndërtimit realizohet me këste të shpërndara nga momenti i firmosjes së kontratës deri në dorëzimin e Vilës. Këtu është e nevojshme një pagesë prej 50% të shumës me firmosjen e kontratës dhe për pjesën e mbetur, ku Kompania “EDIL AL” harton një skemë likujdimi prej 3 këstesh.

 

Kjo në funksion që t’u përshtatet të dyja palëve, deri në momentin e dorëzimit të celsave të Vilës apo Apartamentit në Rezidencën “San Pietro”, përkatësisht e detajuar si më poshtë:

– 50% të vlerës  me nënshkrimin e kontratës;

30% të vlerës  pas 4-5 muajsh;

15% të vlerës me përfundimin e rifiniturave;

5% me marrjen në dorëzim të celsave;

 

Për cdo informacion tjetër që mund të keni nevojë, Ju lutemi të na kontaktoni ose na vizitoni në zyret tona:

Sheshi Nënë Tereza H 28 Nr 4, (Përballë Ministrisë së Kultures- 10 000 Prishtinë)

Id e pronës : 22075
Dhoma: 2
Dhoma gjumi: 3
Banjo: 3
Garazh: No

Kontakto

    Compare Listings