Your search results

Rreth Nesh

IRREST është kompani e specializuar në industrinë e pasurive të paluajtshme, me synim për të ndërtuar një standard të një cilësie më të mirë në Kosovë dhe më gjerë, me qëllim të arritjes së marrëveshjeve të kënaqshme në mes palëve të cilat blejnë, ndërmjetësojnë, shesin, renovojnë dhe vlerësojnë pronat e tyre.

IRREST ka filluar së vepruari më 2018 me prezantimin e konceptit në sektorin e pasurive të paluajtshme nga një grup ekspertësh të cilët revolucionalizuan tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë, duke themeluar kompaninë IRREST e specializuar në fushën e pasurive të paluajtshme e cila ndryshe nga kompanitë dhe përvojat deritanishme, karakterizohet me cilësi dhe atribute të cilat kanë qenë të panjohura për shoqërinë kosovare dhe më gjerë. Gjithsesi që themelimi dhe veprimtaria e kompanisë IRREST është e frymëzuar nga kompani ndërkombëtare, që janë treguar shumë kredibile, të sinqerta, cilësore dhe shumë profesionale.

Duke analizuar në detaje tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë, nga ekspertët më të mirë të kësaj fushe, kompania ka lansuar një gamë të gjerë të shërbimeve më të cilat synohet implementimi i nje standardi më ndryshe nga ky aktualë, që vepron në tregun e pasurive të paluajtshme. IRREST vepron me këto shërbime:

– Vlerësim i palujtshmërive

– Shitblerje pronash,

– Qiradhënie

– Menaxhim i paluajtshmërive

– Përfaqësime Ligjore

– Ndërmjetësime (me ndërmjetës të licencuar)

– Konsulenca Biznesore

– Analiza e fizibilitetit financiar për investime në sektorë të ndryshëm

– Analiza e tregut të paluajtshmërive për investitorë me rekomandime të qarta se ku duhet investuar

– Renovime në konsumin e energjisë efiçente

– Matje Gjeodezike sipas Sistemit (GIS)

-Ndërtimi

Nga momenti i themelimit, kompania ka ndërtuar një vizion të qartë, transparent dhe korrekt, duke zgjedhur agjentët më profesionistë, produktivë dhe inovativë në industrinë e pasurive të paluajtshme, që do e karakterizojnë punën me klientë, dhe mbi të cilën do të bazohet funksionimi i drejtë dhe real i saj. IRREST, për secilin shërbim që ofron ka ekspertët e saj më të mirë në fusha të caktuara të shërbimeve, duke ofruar në këtë mënyrë profesionalizëm dhe qartësi. Prandaj, receta e suksesit tek IRREST është fokusi ynë me njerëz, konsulentë dhe pronarë.

Për më shumë detaje shkarko katalogun këtu

“Everyone Deserves the Opportunity of Home”

Ass.Msc Jur.Ilir RAMADANI PhD Candidate

Compare Listings