Your search results

Shitëblerje Pronash

Prona është mundësi investimi që nuk kërkon domosdoshmërisht shumë investime për të fituar para, rrjedhimisht prona ofron një rrjedhë të sigurt të të ardhurave dhe rritje të kapitalit tuaj. Prona konsiderohet të jetë një nga investimet më të sigurta që mund të bëni ndonjëherë!IRREST, ju gjen pronën e ëndrrave tuaja, pasi që ky sektor në kompaninë IRREST  udhëhiqet nga Ass.Msc.Ilir Ramadani PhD Candidat, i cili ka diplomuar dhe magjistruar në fushën e manaxhimit të paluajtshmërive në Universitetin e Evropska Pravna Fakulteta, me seli në Ljublanë, dhe në Univesitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në të drejtën Penale, i cili ka një eksperiencë të gjatë në fushën e shitjes të paluajtshmërive dhe asaj të mësimdhënies në lëndet juridike. Ai ka botuar tri punime shkencore, me impaktfaktor ndërkombëtar në të drejtat pronësore dhe investimet në paluajtshmëri si dhe ndërmjetësimi si alternative. Zt,Ilir Ramadani ka qenë bursistë i universitetit Evropska Pravna Fakulteta.

Ndjek katër karakteristika të cilat ju dërgojnë drejt suksesit në tregun e paluajtshmërive.

  • Vlera e pronës nuk bie në nivelin e të cilit mund të bien aksionet në bursë
  • Bankat vështirë se do t’ju japin hua për të blerë ose investuar në aksione, por japin hua për njerëzit që dëshirojnë të blejnë prona.
  • Prona është mënyra më e prekshme dhe e drejtpërdrejtë e shikimit të rritjes së investimit tuaj.
  • Mos harroni të blini në një treg të ngadalshëm dhe të shisni në një treg të shpejtë për të fituar para.
  • Mesi i dhjetorit dhe janarit, si dhe muajt e dimrit janë koha e mirë për të bërë blerje

PYETJET MË TE SHPESHTA QË BËJNË BLERËSIT  

A duhet të blej apo të rri me qira?

Blerja e një prone mund të jetë vërtet një investim i madh. Kjo do të thotë që ndoshta për disa, marrja me qira e shtëpisë së tij mund të jetë një opsion më i përballueshëm. Por në situatën aktuale të tregut të financimit bankar, interesat gjithmonë e më kompetitive, e kanë bërë blerjen një proces jo dhe aq të paarritshëm. Aktualisht interesat e kredive bankare lëkunden nga 2% – 4.5% në vit, kështu që duke konsideruar një mesatare prej 3-3,5%, blerja duket mjaftueshëm me interes dhe e përballueshme, duke marrë parasysh që në fund të këtij procesi, prona mbetet e jotja.

 Pse duhet të zgjedhësh një agjent pronash në IRREST për të gjetur shtëpinë e ëndrrave tua?

Ndonjëherë të paguash dikë për të bërë atë që ti mendon se e bën vetë më mirë, duket vërtet e tepërt, në një proces që kërkon shpenzime vërtet të mëdha. Përse të mos kursejmë? Edhe pse ideja e përgjithshme është që shpenzoni kot për këtë shërbim, konsulenti imobiliar mund t’ju kursejë shumë para. Ai e njeh tregun, ai e di se sa është shitur prona bashkë me atë që ti do të blesh, është i papërfshirë emocionalisht, dhe prandaj negocion me gjakftohtësi dhe profesionalizëm.

 Kush e paguan komisionin e kompanisë IRREST?

Në tregun imobiliar në Kosovë shitësi paguan 2-3% të shumës së shitjes, ndërsa blerësi paguan 1% të shumës së shitjes.

Cilat janë çmimet e zonës?

Një blerës zgjedh pothuajse gjithmonë të blejë shtëpinë e radhës në zonën ku ai ka jetuar deri në atë moment, të cilën e njeh mirë e me të cilën është i lidhur emocionalisht. Të gjithë shkojmë drejt të njohurës, e panjohura është paksa e vështirë që të pranohet. Për këtë arsye, një nga të paktat ide të qarta që ata kanë kur kërkojnë një shtëpi, është zona. Pyetja më e shpeshtë që bëjnë lidhet me çmimin e zonës, me shitjet që janë kryer në zonën e tyre të interesit. Kjo ju ndihmon të kuptoni se cilat janë mundësitë tuaja dhe për këtë nuk mund t’ju informojë askush më mirë se konsulenti imobiliar.

Sa prona duhet të shikoj përpara se të vendos?

Nuk ka një përgjigje të duhur për këtë pyetje. Nëse blerësi është i qartë në idetë dhe mundësitë e tij dhe bashkëpunon me një konsulent të aftë imobiliar, ky i fundit është i aftë që t’i ofrojë minimalisht 4-5 prona që përkojnë me dëshirën dhe pritshmërinë e blerësit dhe mendoj që ky është një numër i mirë për të krijuar një ide të qartë e për të bërë zgjedhjen e duhur. Të vizituarit e më shumë pronave vetëm i ngatërron idetë dhe e bën më të vështirë vendimarrjen.

Si funksionon procesi i shitblerjes?

Një nga pyetjet më të shpeshta është se çfarë ndodh pasi pranohet oferta dhe palët bien dakord për çmimin dhe kushtet e blerjes. Palët i drejtohen zyrës noteriale së cilës i parashtrojnë kërkesat e tyre në lidhje më kushtet e kontratës së shitblerjes. Zakonisht noterin e zgjedh blerësi. Noteri ka për detyrë që të kontrollojë origjinën e pronës, vërtetësinë e saj, të bëjë rifreskimin e dokumentit të pronësisë për të parë nëse prona është e lirë dhe nuk ka barrë apo obligime hipoteke apo detyrime financiare, të hartojë kontratën e shitblerjes sipas kushteve për të cilat palët kanë rënë dakord.

Pas firmosjes së kontratës së shitblerjes, blerësi depoziton shumën e blerjes në llogarinë e noterit, shumë e cila mbetet e bllokuar në atë llogari deri në ditën e daljes së certifikatës së re të pronësisë në emrin e tij, dhe përfundimit të pjesës së përqindjes të cilës i takon,IRREST në marëveshje me palët.

Compare Listings