Your search results

Vlerësimi i Pronave

Sektori i vlerësimit të Paluajtshmërive në IRREST siguron një raport të drejtë të vlerësimit të pronës që është një mënyrë e zakonshme e përcaktimit të vlerës së një prone nëpërmjet një analize të detajuar përmes ekspertëve të kompanisë sonë. Ne bazohemi në vërtetësinë, gjendjen strukturore dhe shitjet e fundit të pronave të ngjashme  në Kosovë. IRREST dhe ekspertet e saj të vlerësimit, kanë vlerësuar, analizuar dhe dhënë konsulenca biznesore në industrinë e pasurive të paluajtshme në më tepër se 2000 klientë dhe biznese në mbarë Kosovën. Prof.Ass Dr Visar Hoxha, zotëron shtatë vite përvojë pune në vlerësime, mësimdhënie, konsultime dhe hulumtime në fushën e pasurive të paluajtshme, ndërtesa të qëndrueshme të energjisë dhe dizajnë të qëndrueshëm urban. Profesor Hoxha ka përvojë të madhe në menaxhimin e projekteve kërkimore ndërkombëtare me institucionet partnere ndërkombëtare, dhe ka përvojë shtatë vjeçare  në mësimdhënie, katër vite kërkime dhe pesë vite konsulenca biznesore në fushën e paluajtshmërive.

IRREST, ofron shërbime të vlerësimit te paluajtshmërive si:

  1. Parcelat e tokave ndërtimore
  2. Banesat
  3. Shtëpitë
  4. Dyqanet dhe objektet e vogla komerciale
  5. Objektet e mëdha komerciale si qendrat tregtare, hotelet etj
  6. Vlerësimet e fabrikave si komplet (parcele, ndërtesë dhe makineri)
  7. Vlerësimet e ndërlikuara financiare (të dëmit, interesit të humbur, fitimit të humbur etj)
  8. Vlerësimet e bizneseve me qëllim të ndarjes së partneriteve, aksioneve të firmave
  9. Vlerësimet e spitaleve private
  10. Vlerësimet e hidrocentraleve
  11. Vlerësimi i goodëill, brendit, dhe vlerësimet e patentave

Compare Listings